Liverpooli thuajse 500 milionë euro të çuara dëm, asnjë nga blerjet e reja s’po bind

Liverpool përjetoi një verë rekord me shpenzime marramendëse prej 482.9 milionë eurosh, duke afruar emra të mëdhenj si Isak (145 milionë), Wirtz (125), Ekitike (95), Kerkez (46.9), Frimpong (40) dhe Leoni (31). Pritshmëritë ishin të mëdha, dhe starti i sezonit dukej se i justifikonte ato: pesë fitore radhazi në Premier League, katër prej tyre të vendosura në minutat e fundit, dhe një avantazh prej pesë pikësh ndaj rivalëve kryesorë, Arsenal, Tottenham dhe Bournemouth.

Por magjia nuk zgjati. Vetëm katër javë më vonë, panorama u përmbys plotësisht: Liverpool renditet i 7-ti me 15 pikë, pas katër humbjeve radhazi në Premier League dhe gjashtë disfatave në shtatë ndeshjet e fundit. Statistika historike: asnjë skuadër më parë nuk kishte fituar pesë ndeshjet e para për t’i humbur katër pasuese.

Gjithçka nisi me humbjen 2-1 ndaj Crystal Palace dhe më pas vazhdoi në Champions League dhe kampionat. Arsyeja kryesore e krizës? Performanca e zhgënjyer e blerjeve të reja, që deri tani nuk kanë justifikuar investimin kolosal:

Swiss Digital Desktop Reklama
  • Isak: 8 ndeshje, 1 gol, 1 asist
  • Ekitike: 13 ndeshje, 6 gola, 1 asist
  • Wirtz: 13 ndeshje, 0 gola, 3 asiste
  • Kerkez: 14 ndeshje, 1 gol
  • Frimpong: 9 ndeshje, 1 gol

Sipas statistikave, Liverpool është skuadra më e goditur me topa të gjatë në Premier League (507 herë), një tregues i qartë i paqëndrueshmërisë dhe problemeve strukturore në lojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?