Lojtari i arteve luftarake poshtërohet nga nëna e tij pas humbjes
Pasi humbi ndeshjen keqas me kundërshtarin, lojtari rus Viktor Kichigin është goditur me shpullë nga nëna e tij e zemëruar, Anna Azovskaya, e cila është menaxherja e tij.
Ajo ka futur të tre djemtë në artet luftarake. Viktor, 22 vjeç, humbi keqas ndaj kundërshtarit Ruslan Yamanbae në Jekaterinburg të Rusisë.
Fundi brutal i konkursit e gjeti atë pothuajse të mbytur në gjak nga kundërshtari dhe përfundoi i shtrirë në tokë. Gjatë gjithë betejës, nëna e tij shihej duke bërtitur vazhdimisht “ngrihu, ngrihu”.
Pas disfatës dërrmuese, nëna shihet duke u kujdesur për plagët e Viktorit dhe më pas fillon të bërtasë dhe e godet në fytyrë. Viktor e la rrjetën dhe u largua para se rezultati të shpallej zyrtarisht.
Nëna e tij, e cila e ka trajnuar gjithashtu Viktorin dhe djemtë e tjerë që të luftojnë në artet parciale, është bërë e famshme për shkak të veprimeve të saj.

KOHA JONË SONDAZH

