Lot dhe përqafime, ja reagimi emocionues i familjes së Asllanit pas golit ndaj Austrisë (VIDEO)

Goli i Fisnik Asllanit ndaj Austrisë ka sjellë emocione të forta jo vetëm në fushë, por edhe në familjen e sulmuesit shqiptar.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin e veçantë të festimit të familjes së Asllanit pas golit të tij në përballjen ndaj Austrisë. Në pamje, emocionet janë të dukshme, ndërsa motra e futbollistit nuk arrin t’i mbajë lotët pas realizimit që ndezi festën.

Në të njëjtën kohë, pjesëtarët e tjerë të familjes përqafohen mes tyre, duke përjetuar me shumë emocion atë që ishte një moment i veçantë për sulmuesin dhe njerëzit e tij më të afërt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asllani realizoi golin që i dha Kosovs avantazhin ndaj Austrisë, duke shënuar në një moment që do të mbetet gjatë në kujtesën e tij dhe të familjes. Megjithatë, Kosova nuk arriti ta ruante avantazhin deri në fund. Austria reagoi dhe ndeshja përfundoi në barazim 1-1, por për familjen Asllani, emocioni i golit mbeti momenti i paharrueshëm i mbrëmjes.

Swiss Digital Mobile Reklama
@botanews.com #kosova #austria #asllani #shqipetneperbot @Fisnik Asllani ♬ Mora Fjal – Kristian Xhaferaj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?