Louis Van Gaal, trajneri i vitit në Holandë

Louis Van Gaal është zgjedhur trajneri më i mirë në Holandë për vitin 2014.

Por, menaxheri i Manchester United ka mbetur i befasuar me vendimin e jurisë. Ai mendon se këtë çmim nuk e ka merituar, pasi me Holandën kishte arritur të pozicionohet vetëm në vendin e tretë në Kampionatin botëror ‘Brazili 2014’.

“Ne e përfunduam Botërorin në vendin e tretë, ndërsa këtu ka shumë kampionë olimpikë dhe kampionë të Botës. Ndoshta unë e kam fituar këtë çmim për shkak të mediave”, ka deklaruar ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?