Lufta e bllokon në Teheran, sulmuesi iranian humbet Botërorin e Klubeve me Interin

Kërcënimi i vazhdueshëm për shkak të përplasjeve mes Izraelit dhe Iranit ka sjellë pasoja të rënda për sulmuesin e Interit, Mehdi Taremi. Futbollisti është “bllokuar” aktualisht në Teheran dhe nuk do të udhëtojë drejt Los Anxhelosit, ku skuadra zikaltër po përgatitet për debutimin në FIFA Club Ëorld Cup nën drejtimin e Călin Chivu.
Hapja e kufirit ajror iranian është pezulluar për shkak të bombardimeve të Izraelit, gjë që ka shkaktuar anulimin e fluturimit të tij drejt Italisë, lajm i konfirmuar nga “La Gazzetta dello Sport”.
Taremi ndodhet në një zonë të sigurt në kryeqytet dhe është jashtë rrezikut të sulmeve. Në dispozicion për momentin mbeten vetëm dy sulmues: Lautaro Martinez dhe Sebastiano Esposito, pasi Marcus Thurama ende nuk ka rinisur stërvitjen me ekipin.