FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luftëtari mbetet pa trajner, nis “gara” me Partizanin për Milinkoviç

Nga dje, e ardhmja e stolit bluzi është një ekuacion që kërkon zgjidhje sa më parë. Mlladen Milinkoviçit, trajnerit të Luftëtarit i ka përfunduar kontrata e nënshkruar tetë muaj më parë me klubin gjirokastrit. Kësisoj, nga bisedimet mes menaxherit të trajnerit Milinkoviç dhe presidentit Grigor Tavo pritet të mësohet nëse ai do të arrijë gjetjen e gjuhës së përbashkët me drejtuesit bluzinj.

Burime të besueshme për “Panorama Sport” pranë stafit teknik të Luftëtarit që mbylli sezonin e fundit. bëjnë me dije se është planifikuar një takim me kompaninë menaxhuese të trajnerit Milinkoviç me qendër në Austri, si dhe me pjesëtarët e tij të ngushtë. Takimi mësohet se është planifikuar në Tiranë, por burimet momentalisht nuk bëjnë të ditur nëse është realizuar apo do të ndodhë në ditët në vijim.

Përpos spekulimeve mediatike, ku thuhet se Milinkoviç është pranë stolit të Partizanit, momentalisht nga klubi i Luftëtarit nuk ka asnjë konfirmim zyrtar lidhur me çështjen e shumëpërfolur ditët e fundit me emrin Mlladen Milinkoviç. Sakaq, merkatoja e Luftëtarit është në vendnumëro, teksa gjatë qershorit nuk është afruar asnjë lojtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të kushtëzuar nga marrja jetë e emrit të ri të stolit gjirokastrit, drejtuesit nuk kanë bërë lëvizje. Do të mjaftonte postimi në faqen e “Facebook”-ut të drejtorit të klubit të Luftëtarit, Gentian Nora për të mësuar rreth zhvillimeve të merkatos pranë Luftëtarit. “E keni vetë parasysh këtë pjesën e mediave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Luftëtari nuk ka bërë ofertë zyrtare për asnjë lojtar. Janë mashtrime. Ata që ne kërkojmë do t’i zbuloni kur të vijë momenti. Pavarësisht mosbërjes të ditur emrat e lojtarëve që drejtuesit e Luftëtarit dëshirojnë t’i kenë pjesë të skuadrës, kompania është duke i analizuar me vëmendje”, shkruan Nora./panoramasport/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?