Luis Enrique deri në 2017 me Barcelonën
Luis Enrique rinovon me Barcelonën. Trajneri katalanas, pas fitimit të Tripletës që u kurorzua me suksesin në Champions ka marrë gjithë mbështetjen e klubit për të ardhmen, që i ka ofruar atij rishikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për të ardhmen. Kontrata e Enriques me blaugranat përfundonte në qershot të vitit 2016 por klubi pas rezultateve të arritura prej tij mendoi të zgjaste dhe me një tjetër vit marrëveshjen, e cila tashmë do të përfundojë në qershor të 2017.
Rinovimi i kontratës së Enriques ishte lëvizja e tretë e Bartomeut përpara dorëheqjes që dha këtë të martë, përpara se të shpallë sërish kandidaturën për postin e presidentit në zgjedhjet që do të zhvillohen me datë 10 korrik. Fillimisht Bartomeu arriti një marrëveshje për blerjen e Aleix Vidal, më pas zgjidhi cështjen e kontratës së Dani Alves ndërsa së fundmi firmosi dhe rinovimin e Enriques, që disa herë në mes të sezonit u diskutua se nuk ishte trajneri i përshtatshëm për blaugranat, përpara se Barcelona të niste serinë e fitoreve që e kurorzoi si kampione e Spanjës dhe Europës dhe i dha gjithashtu dhe trofeun e Kupës së Mbretit.
KOHA JONË SONDAZH

