Luis Enrique-n e quajnë “gjyshi hiperaktiv” në Francë

Edhe pse është 55 vjeç, Luis Enrique vazhdon të stërvitet si një atlet profesionist. Trajneri i Paris Saint-Germain, i lindur në vitin 1970, nuk impresionon vetëm për sukseset e tij në bankinë, duke udhëhequr PSG-në drejt fitimit të Champions League, por edhe për formën e jashtëzakonshme fizike që e ka bërë një personazh shumë të komentuar në Francë.

Që prej ardhjes së tij në Paris në vitin 2023, tifozët janë habitur nga raporti pothuajse “obsesiv” i trajnerit me trupin e tij. Ai ndjek një regjim të ngjashëm me atë të sportistëve elitarë: ecje malore zbathur, trail running, shumë çiklizëm dhe stërvitje të përditshme në palestër. Gazeta “L’Équipe” e ka përshkruar me humor si “gjyshi hiperaktiv”.

Edhe në klub e njohin mirë rutinën e tij: “Kur vonohet në stërvitje, e dimë që është në palestër ose tek fizioterapistët,” thonë burime nga PSG.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shtator, një rënie nga biçikleta, pasioni i tij i madh, i shkaktoi thyerje të klavikulës, gjë që e detyroi përkohësisht të ulte ritmin. Por edhe vetë Enrique e merr me humor: “Nuk mund të stërvitem si një atlet sepse kam 55 vjeç; jam më shumë një gjysh sesa profesionist i nivelit të lartë. Por më pëlqen të jem aktiv, sporti është pjesë e identitetit tim.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri asturian është bërë i famshëm edhe për mungesat në pankinë gjatë disa ndeshjeve në shtëpi, të cilat preferonte t’i ndiqte për pak kohë nga tribuna. Megjithatë, në daljet e tij publike ka mahnitur me muskujt dhe fizikun e tonifikuar, fryt i një stili jetese shumë të rregullt dhe disiplinuar.

Dieta e tij është e planifikuar me kujdes: dita nis me një kafe të zgjedhur posaçërisht, që e ndan me ndihmësit e tij, dhe vijon me ushqime të balancuara, plot perime dhe produkte natyrale.

Megjithëse është i rreptë me veten, Enrique lejon ndonjë kënaqësi të vogël. Pas ndeshjeve, rrallë del, por kur e bën, zgjedh restorantet e preferuara në perëndim të Parisit, ku, siç tregojnë miqtë e tij të afërt, “i vetmi ves që ka është një shishe e mirë vere.”

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe mjekër

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?