Luis Suarez i vetëofrohet sërish Juventusit në merkato

Me Alvaro Moratën që duket një çështje e mbyllur për rikthimin te Atletico Madrid, Juventusi mund të rimendojë për një pistë të vjetër. Bëhet fjalë për Luis Suarez, i cili dy sezone më parë ishte thuajse një lojtar i ekipit torinez.

Mirëpo atëherë kërkohej nënshtetësia italiane, sepse te “Zonja e Vjetër” nuk kishte një vend bosh për lojtarëve që nuk vinin nga bashkimi europian. Një hetim i Prokurorisë së Perugias bllokoi gjithçka, pasi zbuloi se provimi i gjuhës italiane ishte kryer në shkelje të ligjit nga sulmuesi uruguaian.

Përfaqësuesit e uruguaianit ia kanë ofruar sërish Juventusit klientin e tyre, duke parë që bardhezinjtë po kërkojnë përforcime pas lamtumirës së Dybalas dhe vështirësive që po hasin për blerjen e kartonit të Alvaro Moratas.

Gjithsesi, mbetet një marrëveshje e vështirë për t’u arritur, sepse Suarez kërkon 5 milionë euro në sezon. “Zonja e Vjetër” është e interesuar më shumë për të mbyllur transferimet e Di Marias dhe Kostic.

 

 

SHKARKO APP