FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lukaku: Do të luftoja deri në vdekje për Conten, viti më i mirë në karrierën time!

Romelu Lukaku është një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së titullit kampion. Duke folur në programin televiziv “La Tribune”, belgu tregoi marrëdhëniet e tij me trajnerin Conte.

“Unë do të luftoja deri në vdekje për të. Nuk munda t’i bashkohesha te Chelsea, por gjithmonë thoja se do të luaja për të. Kjo u realizua ditën kur u largova nga Manchester United.

Mendova se ishte tani, ose kurrë rasti për titull. Në karrierë mund të shënosh 500 gola, por nëse nuk fiton trofe, në fund të gjithë janë kot. Gjithashtu jam përmirësuar në shënimin e golave falë punës me një makinë stërvitore që gjuan topat tek mua dhe unë duhet t’i finalizoj për shokët e mi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jam shumë i lumtur për të gjithë tifozët e Interit në botë. Mund të them se është viti më i mirë i karrierës time”, deklaroi sulmuesi belg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?