FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luksemburg – Shqipëri, ja formacionet zyrtare të miqësores

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në orën 19:00 një miqësore ndaj Luksemburgut në transfertë, e cila do të shërbejë si test gjeneral në pritje të përballjes të së dielës së ardhshme ndaj Izraelit, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Trajneri De Biazi do ta shfrytëzojë këtë përballje me një kundërshtar modest për të vlerësuar më mirë gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion si dhe për të praktikuar disa skema sulmuese të cilat mund të përdoren ndaj Izraelit, ku do të kërkohet fitorja jo vetëm si hakmarrje për humbjen 0-3 në Elbasan në nëntorin që lamë pas, por edhe si shans i fundit për të qëndruar në garë për vendin e tretë në Grupin G.

Dy ekipet kanë dalë në nxehje, teksa janë publikuar formacionet zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Formacionet

Luksemburg: Shon, Mahmutoviç, Malget, Bohnert, Filips, Martins Pereira, Thill, Bensi, Rodrigez, Jans, Turpel

Trajner: Lyk Holc

 

Shqipëria: Strakosha, Xhimshiti, Kukeli, Mavraj, Hysaj, Kaçe, Abrashi, Memushaj, Lenjani, Roshi, Cikalleshi

Trajner: Giani De Biasi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?