FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Luksemburgu, prova e kuqezinjve për Izraelin, De Biasi eksperimenton formacionin

Kuqezinjtë do të luajnë pasditen e sotme miqësoren me Luksemburgun, e cila do t’i shërbejë trajenrit Gianni De Biasi për të parë formën e lojtarëve për sfidën e rëndësishme të 11 qershorit me Izraelin. Gjithashtu në testin e sotëm tekniku italian do të mundohet të aplikojë skemat që do të përdorë ndaj Izraelit, ku do të kërkojë të marrë pikët e plota.

Ideja e teknikut është që ndaj Luksemburgut të fillojë takimin me një rreshtim 3-5-2. Në mungesë të Berishës, titullar do të jetë Strakosha dhe para tij do të përbëjnë repartin e mbrojtjes Mavraj, Kukeli dhe Gjimshiti.

Do të jetë një mesfushë e përforcuar me 5 lojtarë ajo që do të hedhë De Biasi në fushën e lojës, me Abrashin, Memushajn e Kaçen në qendër dhe Hysaj e Lenjanin nga krahët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Cikalleshi do të jetë sulmuesi kryesor, me Odise Roshin paksa më të tërhequr. Sakaq, në mungesë të Ansi Agollit, shiriti i kapitenit do të mbahet në krah nga Elseid Hysaj. Miqësorja me Luksemburgun do të nisë në orën 19:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?