Lushnja, rikthehet Mikel Canka, synohet edhe Brunild Pepa
Sulmuesi Mikel Canka rikthehet, si një përforcim u bujshëm i merkatos së dimrit, tek ekipi i vendlindjes së tij dhe doli dje në stërvitje nën drejtimin e trajnerit Artan Bano. Ai pas fazës së parë që kaloi në Kategorinë Superiore, me Apoloninë, ka zgjedhur të rikthehet dhe të ndihmojë Lushnjën të ngjitet në një Kategori më lart. Shumë pranë firmës me Lushnjës edhe sulmuesi tjetër, Brunild Pepa, i cili është divorcvuar me Teutën, pas fazës së parë. Trajneri Artan Bano, me dy afrime të tjera, mendon se Lushnja do ta ketë më të sigurtë rikthimin në Kategorinë Superiore. Lushnja kryeson aktualisht dhe rivalizon me Dinamon e Sopotin në Grupin B, për një vend në elitën e futbollit shqiptar.
KOHA JONË SONDAZH

