Lyon dhe PSG bëjnë paqe në supersfidën e Ligue 1 (VIDEO)

PSG nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Lyon. Të dyja skuadrat shënuan nga një gol për pjesë, teksa në të parën ishin vendasit ata që realizuan me anë të Paqueta në minutën e shtatë.

Megjithatë, në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Mauricio Pochetino ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës me anë të Kehrer në minutën 76-të. Ndërkohë që Lyon shpërdoroi shumë shanse shënimi para këtij goli.

PSG mbetet në vendin e parë të klasifikimit me 47 pikë, ndërsa Lyon renditet në vendin e 11 me 25 pikë të grumbulluara pas 19 javësh të luajtura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?