Majlinda Kelmendi, të hënën shpallet xhudistja më e mirë në botë

Trajner i Majlinda Kelmendit njofton se kampionia e botës në xhudo, të hënën do të shpallet edhe Xhudisjta më e mirë në botë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Driton Kuka ka bërë të ditur se Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer në Prishtinë do ta shpallë Majlindën si Xhudisten më të mirë në botë për të gjitha kategoritë. – “Të hënën vet Presidenti i IJF Vizer në Prishtinë do Shpall Majlinden Xhudistja më e mirë në Botë në të gjitha kategoritë me 4230 pikë”,shkruan Kuka. Ashtu si në tenis, apo rënditjen e FIFA-s për kombëtaret, edhe në xhudo bëhet klasifikimi i renditjes botërore. Për herë të parë në historinë e sportit, një sportiste shqiptare klasifikohet e para në botë në sportin që përfaqëson, falë edhe titullit kampion që siguroi pak kohë më parë.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?