Makinë apo avion?! Ronaldo nxjerr “bishën” në rrugët e Madridit (VIDEO)
Vlera e makinës është rreth 8 milionë euro dhe Cristiano, për herë të parë e ka ngarë atë nëpër rrugët e Madridit.
Në video shihet automjeti i bardhë nga jashtë. Sigurisht, futbollisti portugez e ka personalizuar brendësinë e automjetit duke zgjedhur lëkurën e kuqe.
“Bugatti Centodieci” u zbulua vitin e kaluar në “Pebble Beach” si nderim për ‘EB110’ të viteve 1990.
“Centodieci” është 20 kg më i lehtë se ‘Chiron’ i zakonshëm dhe ka një motor 8.0 litra Ë16, që jep 1600 kuaj fuqi mbresëlënëse.
Sipas të dhënave të siguruara nga “Bugatti”, makina arrin shpejtësinë maksimale prej 380 km/h.
Cristiano Ronaldo con su nuevo Bugatti en Madrid😍 pic.twitter.com/psM8tti0AX
— ༆.𝐀𝐧𝐲 🤍★ (@anybranez) March 29, 2023
KOHA JONË SONDAZH

