Malinovskyi përfundon në orbitën e Tuchel tek Chelsea!

Ruslan Malinovskyi është një nga futbollistët më të spikatur këtë sezon te skuadra e Atalantës. Sipas mediave angleze, në garë për kartonin e mesfushorit, i cili këtë sezon ka realizuar 10 gola mes kampionatit dhe Kupës së Italisë kërkohet me insistim nga Chelsea dhe Paris Saint Germain.

Trajneri i “Bluve të Londrës” Thomos Tuchel e pëlqen shumë ukraninasin, të cilin e shikon si përforcimin ideal për mesin e fushës për sezonin e ardhshëm.

Për të mposhtur konkurrencën e parisienëve, klubi anglez ka nisur menjëherë bisedimet me bergamaskët, të cilëve u ka ofruar 25 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?