Manaj nuk di të ndalet, shënon tjetër gol me Barcelona B (VIDEO)
Rey Manaj është golashënuesi më i mirë i Barcelona B gjatë këtij sezoni. Sulmuesi shqiptar nuk e nisi nga minuta e parë ndeshjen e sotme ndaj Villarreal B, por u aktivizua në pjesën e dytë.
Gjithsesi ai tundi rrjetën në minutën e 67-të, duke fiksuar shifrat momentale në 1-4. Sulmuesi shfrytëzoi në maksimum një vertikalizim dhe lëshoi një goditje të pakapshme për portierin.
Ky ishte goli i 12 në këtë sezon për lushnjarin, që në verë pritet të largohet nga Barcelona.
https://twitter.com/i/status/1391353707460276224
KOHA JONË SONDAZH

