Manchester City fiton Carabao Cup, mund Arsenalin në finale
Manchester City është shpallur fitues i Carabao Cup për sezonin 2025/2026, pas një triumfi bindës 2-0 ndaj Arsenal në finalen e madhe të luajtur në Wembley Stadium.
Golin e parë ekipin e Guardiolës e realizoi Nico O’Reilly në minutën e 60-të, pas një gabimi të rëndë të portierit të Arsenalit, Kepa Arrizabalaga. Vetëm katër minuta më vonë, O’Reilly shënoi edhe golin e dytë në minutën e 64-t, duke vulosur fitoren dhe titullin për ekipin e tij.
Arsenali përkundër përpjekjeve gjatë gjithë ndeshjes nuk arriti të kërcënonte portën e Cityt, duke përfunduar takimin me një humbje 0-2.
KOHA JONË SONDAZH

