Manchester City gati të ofrojë 70 milionë euro për mesfushorin e Milanit
Tijjani Reijnders po tërheq vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane, falë paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e Milanit këtë sezon. Sipas Corriere dello Sport, Manchester City është klubi i fundit që ka shfaqur interes konkret për mesfushorin holandez.
Edhe pse deri tani nuk ka pasur kontakte zyrtare mes dy klubeve, kampionët e Anglisë janë të gatshëm të ofrojnë mbi 70 milionë euro për kartonin e 25-vjeçarit. Performancat e Reijnders në Serie A dhe në arenën europiane e kanë kthyer në një objektiv të rëndësishëm për trajnerin Pep Guardiola, i cili e vlerëson shumë për profilin teknik dhe aftësinë për të ndërtuar lojën.
Milani nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë, por përballë një oferte kaq të lartë, do të jetë e vështirë të qëndrojë indiferent. Reijnders, që u transferua te kuqezinjtë verën e kaluar nga AZ Alkmaar, mund të bëhet një nga shitjet më të rëndësishme këtë sezon. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

