Manchester United fiton me përmbysje ndaj Brighton dhe blindon vendin e dytë (VIDEO)
Manchester United forcon pozitat në vendin e dytë të renditjes së Premier League. Në “Old Trafford”, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer regjistroi fitoren e 3-të rresht në kampionat, pasi mposhti 2-1 me përmbysje Brighton, në një sfidë të cilën United e luajti më mirë.
Miqtë kaluan të parët në avantazh pa u mbushur ende çerek-ore lojë me një ish si Danny Welbeck. Gjithsesi reagimi i United erdhi në pjesën e dytë, teksa fillimisht ishte Marcus Rashford që në minutën e 62-të i shërbyer nga portugezi Bruno Fernandes barazoi rezultatin.
Golin e fitores për skuadrën e Solskjaer e realizoi talenti Greenwood 7 minuta para fundit duke i dhënë 3 pikë të arta skuadrës së Solskajer që e ngjitën në kuotën e 60 të tillave.
KOHA JONË SONDAZH

