Mancini: Belgjika është ekipi më i mirë në botë, por ne do të bëjmë lojën tonë!

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini ka folur në konferencën për shtyp para çerekfinales kundër Belgjikës. Strategu italian ka vlerësime maksimale për belgët, duke i vendosur si “skuadra më e mirë në botë së bashku me Francën”.

“Do të përballemi me ekipin më të mirë në Evropë së bashku e Francën, nëse janë në krye të klasifikimit tregon se kanë bërë mirë dhe kanë fituar. Kam shumë respekt për Belgjikën, por ne do të bëjmë lojën tonë. Zvicra mundi Francën, Holanda u nxjerr janë nga Republika Çeke, tani nuk ka më ndeshje të lehta. Me Martinez jam takuar edhe më parë, ndoshta ai ka ekipin më të mirë në botë, kanë futbollistë fantastikë.

Formacioni? Kam pak dyshime. Do të pres deri nesër për të vendosur në bazë të kondicionit fizik të lojtarëve. Shpresoj që Hazard dhe De Bruyne të jenë në fushë. Ne do të bëjmë ndeshjen tonë. Ne jemi gati, edhe pse e dimë se do të jenë më e vështirë se ndeshjet e grupit. Në ndeshjen e fundit është e vërtet që vuajtëm, por bëmë 26 goditje në portë. Ky Evropian na ka mësuar se s’ka asgjë të lehtë”, deklaroi Mancini. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP