Mancini: Të bëjmë të lumtur çdo italian, entuziazmi ndaj Anglisë nuk mungon
Pas mungesës në Kupën e Botës, Italia duhet të vendosë nderin në vend në Ligën e Kombeve, teksa do të ketë një duel të veçantë kundër Anglisë.
Axurrët do të presin “Tre Luanët” në mitikun “San Siro” me objektivin për të marrë vendin e parë. Për momentin Italia gjendet në vendin e tretë me 5 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Hungarisë, ndërsa Anglia është e dënuar të fitoj pasi qëndron në vendin e fundit me vetëm 2 pikë.
Trajneri Mancini është shprehur se ekipi i tij do të japë maksimumin për të bërë krenarë çdo italian, ndërkohë që shtoi se është një sfidë që të ngjallë vetë entuziazëm.
“Entuziazmi është gjithmonë aty, veçanërisht për një ndeshje kaq të bukur. Ka pika të rëndësishme për një grup dhe entuziazmi është domosdoshmëri. Kemi disa mungesa, por ne duhet të jemi serioz në maksimum për këtë përballje. Lojtarët duhet të kenë dëshirë të vijnë në kombëtare dhe të përballojnë edhe situata të vështira.
Anglia? Nuk jam i shqetësuar, është një ndeshje e rëndësishme dhe pse është në një moment delikat për ne. Sfida e zhvilluar dhe e fituar në Europian është arkivuar tashmë.
Tifozët? Unë besoj se futbolli është emocion dhe ndonjëherë një tifoz mund fishkëllej sepse mund të jetë ndjerë i tradhtuar nga idhulli i tij, jo nga e gjithë skuadra. Do bëjmë maksimumin për tri pikët, por edhe për të lumturuar çdo italian”, deklaroi Mancini.