FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mandzukic i jep lamtumirën Milanit: I uroj këtij klubi më të mirat!

Zgjat vetëm pak muaj aventura e Mario Mandzukic te skuadra e Milanit. Sulmuesi i aktivizuar vetëm në 10 ndeshje me kuqezinj, la shenjë vetëm me një gol. Drejtuesit e Milanit e rikthyen në Serinë A, menduan se do të ishte një alternativë e besueshme për Zlatan Ibrahimovicin.

Kontrata e sulmuesit kroat ishte e lidhur me kualifikimin në Ligën e Kampionëve, por rinovimi nuk ishte automatik dhe një ditë pas përfundimit të sezonit ish-sulmuesi i Juventusit njoftoi lamtumirën nga kuqezinjtë nëpërmjet një postimi në Instagram.

“U jam mirënjohës drejtuesve të klubit që më dha këtë mundësi, stafit teknik për punën e përkushtuar dhe shokëve të mi të skuadrës, të cilët nuk janë vetëm lojtarë të shkëlqyer, por edhe një grup i shkëlqyeshëm djemsh. Jam i lumtur që kemi arritur ta rikthejmë këtë klub fantastik në Champions League. U uroj të gjithëve në klub më të mirën për të ardhmen“.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?