Maqedonia e Veriut grumbullon lojtarin e Partizanit dhe 5 shqiptarë të tjerë për në Europian
Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski ka zbuluar së fundmi listën me lojtarët për Europianin, i cili do të startojë më 11 qershor. Në listën me 26 lojtarë të Maqedonisë së Veriut bëjnë pjesë edhe 6 futbollistë shqiptarë.
Në mesfushë është ftuar futbollisti i Partizanit, Ferhan Hasani, ndërsa bashkë me të janë edhe 5 shqiptarët e tjerë, Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi dhe Enis Bardhi.
Kualifikimi në Europian është një arritje historike për Maqedoninë e Veriut, pasi ndodh për herë të parë në histori të kësaj kombëtareje
KOHA JONË SONDAZH

