“Maracana” do të marrë emrin e legjendës braziliane Pele

Deputetët e Asamblesë Legjislative të shtetit të Rio de Janeiro miratuan projektligjin për ndryshimin e emrit zyrtar të stadiumit “Maracana” nga “Mário Filho” në “Edson Arantes do Nascimento – Rei Pele”. Projektligji ka nevojë të marrë miratimin e guvernatorit në detyrë, Claudio Castro, për t’u bërë ligj.

Andrè Ceciliano, një anëtar i asamblesë legjislative të Rios, deklaroi: “Mário Filho ishte një gazetar jashtëzakonisht aktiv në sektorin e sporteve. Pele ishte lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në planet. Ai ka përfaqësuar Brazilin. Nuk kam dyshim se “Maracana” do të vazhdojë të quhet njësoj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?