Maradona “tradhton” Mesin

Diego Armando Maradona "voton" Manuel Nojer për Topin e Artë.

Mund të duket e cuditshme, por është e vërtetë.

El Piebe De Oro mendon se portieri i Bajernit të Mynihut e meriton këtë cmim prestigjioz para Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt në cdo prononcim të mëparshëm 54-vjecari ka ngritur në qiell bashkëkombasin e tij të Barcelonës, por performancat dhe trofetë që Nojer ka fituar gjatë 2014 e kanë bindur se Topi i Artë duhet të shkojë për portierin e kombëtares gjermane.

Swiss Digital Mobile Reklama

"Kush është favorit për Topin e Artë? As Mesi dhe as Ronaldo.

Për mendimin tim, Nojer e meriton më shumë.

Mendoj se Mesi dhe Ronaldo gjatë 2014 nuk kanë bërë aq sa duhet për ta fituar këtë çmim", tha Maradona.

Ikona e Argjentinës mendon se suksesi në Kupën e Botës bën diferencën, ndaj Nojer duhet ta fitojë Topin e Artë.

Portieri i parë dhe i fundit që e ka fituar këtë trofe ka qenë rusi Lev Jashin në vitin 1963.

Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve për 2014 do të zhvillohet më 12 janar në Zyrih të Zvicrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?