Maran nuk e grumbulloi, Jasir Asani me postime thumbuese: Historia nuk harrohet kurrë

Jasir Asani ka reaguar pas vendimit të trajnerit Rolando Maran për ta lënë sërish jashtë listës së Kombëtares. Sulmuesi nuk e ka fshehur zhgënjimin, duke zgjedhur të reagojë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Po rri urtë se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më”, shkruan Asani, në një mesazh që lë të kuptohet për pakënaqësinë e tij ndaj vendimit të trajnerit.

Ky është grumbullimi i dytë radhazi në të cilin Maran nuk e përfshin Asanin në listën e Kombëtares. Sulmuesi nga Shkupi ishte një nga lojtarët më të spikatur të Shqipërisë gjatë kualifikueseve të Europianit 2024.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht nisjes pozitive të sezonit me Esteghlal në Iran, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 2 asistime, Asani nuk ka arritur të bindë Maran për një vend në skuadër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë grumbullim, trajneri italian ka lënë jashtë listës edhe Armando Brojën dhe Nedim Bajramin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?