Marash Kumbulla gjen rrugën e rrjetës në La Liga

Marash Kumbulla ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën mes Espanyolit dhe Getafes në La Liga. Mbrojtësi shqiptar shënoi një gol të bukur me të majtën nga brenda zonës, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe kaluar në avantazh skuadrën e tij.

Ky ishte goli i tretë për Kumbullën me fanellën e Espanyolit, pas atyre të realizuar më parë ndaj Sevillias dhe Mallorcas. Deri tani, ai ka grumbulluar 28 paraqitje me klubin katalanas, ku po luan në formë huazimi nga Roma.

Linku i golit

 

SHKARKO APP