Maratona e Tiranës 2025/ Mbi 5000 pjesëmarrës nga 56 vende, kenianët dominojnë garat
Kryeqyteti shqiptar u gjallërua sot nga energjia e edicionit të 9-të të Maratonës së Tiranës, që mblodhi mbi 5000 vrapues nga 56 shtete të ndryshme të botës. Gara, tashmë një traditë e konsoliduar sportive dhe kulturore për Tiranën, u zhvillua në disa kategori: maratonë e plotë (42 km), gjysmë-maratonë (21 km) dhe 10 km.
Ashtu si në vitet e mëparshme, atletët kenianë konfirmuan dominimin e tyre në pistë. Në kategorinë e meshkujve, Bernard Kiprotich Too u shpall fitues me kohën 2 orë, 21 minuta e 35 sekonda, ndërsa te femrat triumfoi Chelangat Sang, me rezultatin 2 orë, 39 minuta e 21 sekonda.
Edhe atletët shqiptarë patën paraqitje dinjitoze, veçanërisht në garën e femrave, ku Blerina Bregu u rendit në vendin e katërt, menjëherë pas atleteve afrikane. Në kategorinë e meshkujve, Ilir Këllezi, Altin Vorpsi dhe Jolin Carapuli arritën të pozicionohen në dhjetëshen më të mirë.
Edhe në gjysmë-maratonë (21 km), kenianët nuk lanë vend për surpriza, duke zënë sërish vendet e para në podium. Maratona u vlerësua për organizimin e shkëlqyer dhe atmosferën festive që përfshiu rrugët e kryeqytetit, duke e kthyer Tiranën në një qendër të vërtetë sporti dhe energjie pozitive për një ditë të tërë.
Fituesit:
10k-FEMRA-NDERKOMBETAR
Vendi 1- Redia Dauti
Vendi 2- Sebahat Demir
Vendi 3- Natalie Wangler
10k-MESHKUJ-NDERKOMBETAR
Vendi 1- Adam Lomb
Vendi 2- Albion Ymeri
Vendi 3- Krsysztof Szanowski
21k-FEMRA-NDERKOMBETAR
Vendi 1- Valentine Jebet
Vendi 2- Jacinta Kavindu
Vendi 3- Kristina Pura
21k-MESHKUJ-NDERKOMBETAR
Vendi 1-Hillary Kimaiyo
Vendi 2- Raphael Gacheru Karita
Vendi 3- Kennedy Kipkemoi Rono
42k-FEMRA-NDERKOMBETAR
Vendi 1- Chelangat Sang
Vendi 2- Rose Jepchumba
Vendi 3- Lina Jepkemoi Kaino
42k-MESHKUJ-NDERKOMBETAR
Vendi 1- Benard Kiprotich Too
Vendi 2- Derrick Chege Njoroge
Vendi 3- Shedeack Kiptoo Kimoiyo
10k-FEMRA-SHQIPTARE
Vendi 1- Elisabeta Marku
10k-MESHKUJ-SHQIPTAR
Vendi 1- Thomas Greco
21k-FEMRA-SHQIPTARE
Vendi 1- Julinda Peshku
21k-MESHKUJ-SHQIPTAR
Vendi 1- Gent Muca
42k-FEMRA-SHQIPTARE
Vendi 1- Blerina Bregu
42k-MESHKUJ-SHQIPTAR
Vendi 1- Ilir Kellezi
KOHA JONË SONDAZH

