Marcelo tërbohet me taktikat e Zidane, francezi e dërgon në tribunë

MADRID, SPAIN - JUNE 14: Zinedine Zidane, Manager of Real Madrid speaks with Casemiro of Real Madrid and Marcelo of Real Madrid during the Liga match between Real Madrid CF and SD Eibar SAD at Estadio Alfredo Di Stefano on June 14, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Zidane ka lënë jashtë listës Marcelon për ndeshjen e sotme ndaj Granadas. Mediet spanjolle hamendësuan për një dëmtim të mundshëm të brazilianit. Sipas këtij burimi Marcelo është, lënë jashtë për ndeshjen e sotme për shkak të një debati me Zinedine Zidane rreth taktikave të trajnerit në lidhje me ndeshjen e mbrëmjes së sotme.

Mbrojtësi i majtë është shfaqur i frustruar në lidhje me mendimet e trajnerit dhe ka pasur një përplasje direkte me të gjatë stërvitjes. E gjithë kjo ka sjellë përjashtimin e tij nga listë dhe futjen në të, të talentit të akademisë, Miguel Gutierrez. Marcelo ka qenë në stol gjatë gjithë sezonit dhe në ndeshjen e fundit kishte nisur si titullar për shkak se Mendy ishte dëmtuar.

Braziliani është lojtari i 15 më i përdorur në këtë sezon nga Zidane. Kjo duket se nuk është pritur mirë nga braziliani, i cili siç mësohet nuk është i vetmi i pakënaqur në dhomat e zhveshjes së Real Madrid

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?