Marciniak i besohet dueli Inter-Barcelona, më pas do të gjykojë finalen e kampionatit të Superiores
Interi dhe Barcelona do të zbresin në fushë të martën në mbrëmje, në orën 21:00, për të luajtur aktin e dytë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. Pas barazimit spektakolar 3-3 në sfidën e parë, të dy ekipet do të luftojnë për një vend në finalen e madhe.
UEFA i ka besuar këtë përballje arbitrit të njohur polak, Szymon Marciniak, i cili do të ndihmohet nga bashkëkombasit e tij Tomasz Listkieëicz dhe Adam Kupsik. Ndërkohë, në dhomën e VAR-it do të jetë holandezi Dennis Highler.
Ky takim nuk është i vetmi i rëndësishëm për Marciniak, pasi pas duelit në Champions, ai do të udhëtojë drejt Tiranës për të gjykuar finalen e “Final Four” në kryeqytetin shqiptar, më 12 maj. Arbitri polak mbetet një nga më të besuarit e UEFA-s për ndeshjet me peshë.
KOHA JONË SONDAZH

