Mario Mitaj dhe Benzema eliminojnë Cristiano Ronaldon nga King Cup në Arabi

Al-Ittihad është skuadra e fundit që siguron biletën për çerekfinalet e King Cup në Arabinë Saudite, pasi triumfoi në një ndeshje spektakolare ndaj Al-Nassr në Riyadh. Sfida mes dy gjigantëve sauditë dhuroi gola, emocione dhe një performancë të shkëlqyer nga Mario Mitaj, që spikati si një nga më të mirët në fushë.

Ndeshja nisi fort që në minutat e para dhe u zhbllokua në minutën e 15-të, kur Karim Benzema përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë dhe asistimi perfekt i Moussa Diaby, duke i dhënë avantazhin Al-Ittihadit. Reagimi i vendasve nuk vonoi: pas disa aksioneve të rrezikshme, Angelo barazoi rezultatin me një goditje të fuqishme, pas një topi të futur në zonë nga Cristiano Ronaldo dhe të devijuar nga mbrojtja mike.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, Houssem Aouar riktheu avantazhin për miqtë, duke përfituar nga një asist i mrekullueshëm i Mario Mitajt, që konfirmoi formën e tij të lartë dhe klasin në fazën ofensive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-2 për Al-Ittihad, ndërsa në fillim të pjesës së dytë miqtë mbetën me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Al Julaydan për një ndërhyrje të ashpër ndaj Ayman Yahya.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithëse Al-Nassr ushtroi presion deri në fund, rezultati nuk ndryshoi. Al-Ittihad arriti të ruajë avantazhin dhe të sigurojë kalimin në fazën tjetër, duke eliminuar një rival të drejtpërdrejtë për trofeun.

Cristiano Ronaldo Tonight with Al Nassr vs Al Ittihad | 1080i HD

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?