Marotta: Shpresoj që Conte të qëndrojë, nuk kemi asnjë plan B
Pas titullit kampion, Interi ka filluar të hedhë një vështrim drejt të ardhmes, duke filluar me atë të Antonio Contes. Drejtori i deleguar, Giuseppe Marotta e sheh me optimizëm situatnë.
“Ne kemi filluar një cikël, me të (Conten) është një raport special, ashtu si dhe me ekipin, shoqërinë e tifozët: Shpresoj të qëndrojë 100%. Nuk kemi një alternativë, një plan B. Do të flasim me klubin për të mësuar linjat e tyre, por ekziston një optimizëm i drejtë dhe i shëndetshëm.
Ekziston një problem i të ardhurave për shkak të pandemisë, kjo është e qartë, qëllimi është që të arrihet një marrëveshje me një partner për të bërë investimet e nevojshme.
Superliga? Lindi më shumë nga një formë shqetësimi dhe reagimi ndaj sistemit aktual, me metoda dhe kohë disi të gabuara, megjithatë, le të mos harrojmë se duhet të nxjerrim mësime nga të gjitha gjërat. Ky futboll duhet të rishikohet dhe riformohet, përndryshe shkon drejt dështimit.
Titulli? Është një kënaqësi e madhe për një kompani historike. Conte e përcaktoi atë si një vepër arti dhe unë pajtohem me atë që tha. Ashtu si në të gjitha fitoret, gjithmonë fshihet pas një përpjekje të madhe dhe një kulturë pune. Rritja ka qenë e ngadaltë por konstante që nga sezoni i kaluar, në të cilin arritëm një pikë nga Juventusi dhe në finalen e Europa League. Këtë vit Conte ishte në gjendje të nguliste përfundimisht ato parime fituese që janë baza e çdo suksesi”, deklaroi Marotta.
KOHA JONË SONDAZH

