Martini: Eksperienca e lojtarëve më jep qetësinë për të besuar te titulli!
Gara për kreun dhe titullin në Superiore po bëhet gjithnjë e më interesante. Në prag të javës së 33-të, vendin e parë e mban Teuta me 59 pikë, e ndjekur nga Partizani me 58 pikë. Durrsakët do të luajnë ndaj Kastriotit, me të dyja skuadrat që kanë nevojë jetike për fitore. Trajneri Edi Martini komentoi me optimizëm prag ndeshjen.
“Do të jetë një lojë e fortë, një lojë e luftuar. Ne jemi të qartë për objektivin tonë, kështu që do të shkojmë për tri pikët. Ne e njohim mjaft mirë njëri-tjetrin. Kemi luajtur tri herë ndaj krutanëve, por çdo herë tentojmë të bëjmë lojën tonë, e shohim pak kundërshtarin. Do të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë. Kanë mbetur edhe 4 ndeshje.
Eksperienca e lojtarëve të mi është mjaft e madhe, kjo ma lehtëson punën, të paktën në aspektin psikologjik. Do të ishte mirë të luanim në një orar me Partizanin, megjithatë i kemi në dorë vetë gjërat tona. Të mos shohim kundërshtarët, të vazhdojmë drejt ëndrrës titull.
E rëndësishme është ndeshja jonë. Kemi një fat, që e kemi objektivin në këmbët tona, nuk presim gabimet e kundërshtarëve. Jemi afër titullit, por duhet të jemi shumë të përqendruar dhe të fokusuar në çdo ndeshje, në çdo detaj të lojës dhe në çdo moment të saj, dhe të dalim pas çdo ndeshje me fitore.
KOHA JONË SONDAZH

