FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Martini: Jemi pretendentët kryesorë për titullin, ja “sekreti” i Teutës

Teuta pret nesër Bylisin në “Niko Dovana”. Skuadra durrsake beson te titulli kampion, teksa trajneri Edi Martini është shprehur se shanset janë të mëdha në këtë fazë të sezonit.

“Nuk ka ndeshje të lehta, ata luajnë për të mos dalë nga kategoria, ndërsa ne luajmë për të dalë kampionë. E shoh si një ndeshje që duhet fituar, por duhet të kemi kujdes. Jemi mirë, gjendja fizike e lojtarëve është e mirë, duke përjashtuar kapitenin Arapi. Ai ka një dëmtim në pulpë, shpresojmë ta kemi për ndeshjen tjetër. Pjesa tjetër është ok, gjendja e grupit është e mirë, kështu që them se jemi në nivel mjaft të mirë.

Presioni i fitores? Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta, por kjo nuk përbën problem për ne, sepse ne çdo ndeshje e kemi për ta fituar. Është një ndeshje e fortë, Bylis kërkon të marrë diçka nga kjo ndeshje. Ne do të bëjmë ndeshjen tonë, do të futemi në fushë për fitore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi ka luajtur mjaft mirë në fazën e mbrojtëse, kemi presuar shumë lart, nuk kemi lënë ekipet të organizojnë lojën e tyre. Disa shprehen se Teuta ka mbrojtje të fortë sepse luan në mbrojtje, por jo. Ne kemi mbrojtje të fortë sepse presojmë lart, nuk lejojmë ekipet të na afrohen te porta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shanset për titull? Shanset janë të mëdha, duke parë nivelin e lojës që kemi treguar gjatë ndeshjeve. Unë them që jemi pretendentët kryesorë për të fituar titullin“, tha trajneri shkodran i Teutës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?