Martini: Jemi të favorizuar, por një sy e vesh do ta kemi edhe në Shkodër!
Teuta është gati që t’i japë fund pritjes prej 27 vitesh për t’u rikthyer te titulli kampion. Kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga fundi, trajneri u durrsakëve, Martini e pranon se ekipi i tij është i favorizuar.
“Normale është ndeshja e fundit e kampionatit dhe ky sezon ka treguar që çdo ekip e ka provuar në disa momente vendin e parë për dy javë më pas një tjetër, jemi të mobilizuar në maksimum që nga kjo ndeshje të shpallemi kampionë. Unë mendoj që ne të bëjmë lojën tonë dhe të fitojmë ndeshjen. Normale që një sy dhe një vesh duhet të jetë në Shkodër, megjithëse unë mendoj që në këtë moment na ka ardhur fati në dorë në ndeshje të fundit, djemtë e dinë sa e rëndësishme është, ekipi është i mobilizuar në maksimum dhe shpresojmë të bëjmë më të mirën.
Është një ndeshje që ne duhet ta përgatisim për të gjitha skenarët, edhe për luajtjen e nervave, shpejtësinë e lojës dhe për arritjen tek goli. Është një ndeshje që në letër duket e lehtë, por ne duhet ti bëjmë hyzmetin dhe ta trajtomë si një ndeshje sikur po luajmë ndaj një ekipi që është për kampion, kështu që këtu neglizhenca nuk ekziston.
Miqësia me Brdaric? Kemi ndenjur dhe kemi pirë kafe së bashku, por këto janë biseda trajnerësh ku njëri kërkon të dekurajojë tjetrin, është një lojë shahu. Unë e kam thënë më bindje duke qenë se janë dy ekipe; Laçi dhe Apolonia, Laçi ka bërë një kampionat mjaft të mirë, ndërsa Apolonia ka treguar që me djem të rinj ka bërë një kampionët të mirë dhe lojë të mirë nga ana individuale e lojtarëve. Them se do ta kemi më të lehtë, por fusha do ta tregojë. Unë kam bindjen që lojtarët nesër do të jenë më të angazhuar se kurrë, normalisht jemi një hap përpara ekipeve të tjera, jemi shumë pranë titullit, por nesër mbetet për tu parë, deklaroi Martini.
KOHA JONË SONDAZH

