FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Martini: Mu duk vetja sikur isha në intubim, kampionat i çmendur!

Edi Martini i riktheu titullin kampion Teutës, pas plot 27 viteve pritje. Pas ndeshjes me Apoloninë, tekniku i durrsakëve u shfaq shumë i lumtur ndërkohë që shprehu dëshirën që Vllaznia të triumfojë në finalen e Kupës.

“Në minutat e fundit më është dukur vetja sikur kam qenë i intubuar te Shefqet Ndroqi. Ka qenë një kampionat i vështirë, por jam i lumtur që e kurorëzuam me titullin kampion. Pas çdo humbje ose barazimi zhgënjyes, në ndeshjen e ardhshme kemi triumfuar. Kjo është një forcë karakteri. Kemi eksperiencë në ekip. Ne dhe Vllaznia kemi qenë ekipet më shumë se një familje, shumë të lidhur. Kemi parë njëri-tjetrin në sy. Këta djem janë kampionë dhe e meritojnë.

Bregu golashënuesi ? Kjo është kënaqësi edhe më e madhe. Na ka fituar ndeshjet dhe ka qenë protagonist për skuadrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pengu? Kanë qenë disa. Ky ka qenë një kampionat i çmendur. Pas ndeshjes në Kupë me Skënderbeun, në ato momente kishim ndeshje direkte dhe na dukej e pamundur fitorja. Mezi i prisja ato 3 ditë. Ndeshja me Tiranën dhe Partizanin gjithashtu kanë qenë të vështira. Ky titull më shijon shumë. Mezi po pres të shkoj në Shkodër të jem në stadium, ku shpresoj të fitojnë Kupën. Jam një tifoz i tyre”, deklaroi Marini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?