FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Martini në lot: Karma ekziston, e përshëndes Partizanin nga unë dhe Vllaznia!

Teuta nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Laçit dhe iu afrua vetëm 90 minuta titullit kampion, i ndihmuar edhe nga fitorja e Vllaznisë në Tiranë ndaj Partizanit. Pas ndeshjes trajneri i durrsakëve, Edi Martini u shfaq i emocionuar deri në lot.

“Festojmë se Apolonia është e rënë nga kategoria dhe nuk ka çfarë i motivon. Sot kishim dy sulmues në nxehje. Pasi shënoi Vllaznia futëm mbrojtës dhe u munduam ta mbajmë barazimin. Sot jam i gëzuar, por është meritë e djemve. Kanë fituar, Kupë, Superkupë dhe janë pranë titullit. Ndaj duhen falënderuar. Po të ma hapni zemrën, që nuk nxirret në tavolinë, Vllaznia është ajo që më ka bërë. Karma ekziston, e përshëndes Partizanin nga unë dhe nga Vllaznia sot.

Laska? Ishte profeci e thënë para disa kohësh. Nuk dua të merrem me askënd sot, duam të festoj. Vllaznai fiton 4-0? Edhe ne kemi profetët tanë”, tha Martini i emocionuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?