FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Martini: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, djemtë kanë shumë uri …

Trajneri i Teutës, Edi Martini, është shfaqur i lumtur për fitoren ndaj Apolonisë. Strategu shkodran theksoi se ekipi i tij duhet të qëndrojë me këmbë ne tokë në duelet e mbetura.

“Mendoj se është meritë e jona më shumë, që Apolonia nuk bëri raste. E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe e kishim vlerësuar maksimalisht. U mundova të zëvendësoj lojtarët që kishim më shumë minuta, për t’i pasur gati për Kupën. Ne shikojmë vetëm ndeshjet tona, nuk më intereson se çfarë bëjnë ekipet që janë pas nesh.

E rëndësishme është puna në stërvitje. Grinta dhe dëshira e lojtarëve për fitore, të lënë pa fjalë. Ne nuk jemi të kënaqur kur humbim topa. Lojtarët meritojnë komplimente, pasi po bëjnë shumë mirë. Ne jemi për fitimin edhe të Kupës edhe për titullin. Në këto momente ku po kalojmë një formë të mirë, do luftojmë për të dyja. Fati jonë i mirë është që kemi rreth 20 lojtarë, të cilët mund t’i aktivizojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rivalët për titull? Të gjithë ekipet janë shumë të mira. Në këtë moment duhet të jemi të qetë dhe të jemi me këmbë në tokë. Në Shkodër kemi një shprehje: ‘Të hyftë vetja në qejf…’ Duhet të jemi të përqendruar.”, tha Martini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?