Martini: T’i bëjmë hyzmetin vetes, kemi edhe 8 finale para!
Trajneri i Teutës, Edi Martini, u shpreh tepër i lumtur, për fitoren 0-1 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Skënderbeut. Duke folur pas ndeshjes trategu shkodran, kërkoi përqendrim nga skuadra e tij në 8 ndeshjet në vijim, të cilat ai i cilësoi si finale.
“Bëmë disa ndryshime, jo vetëm në formacion por edhe në mënyrën e të luajturit. Ndryshuam krahët, ku Skënderbeu kishte pikat më të forta, qarkulluan topin. Skënderbeu ka bërë lojëra mjaft të mira, ka mundur disa ekipe. Në këtë javë u përgatitëm nga gjendja psikologjike e cila ishte e rënduar. Unë jam i kënaqur me djemtë që kam. Nuk mund të qaj asnjë ndeshje që kemi humbur. Kemi dhe 8 finale.
Jemi këta që jemi, do të luftojmë deri në fund për objektivin tonë. Kjo është e rëndësishme, nuk duhet ta kthejmë kokën mbrapa. Ne jemi një ekip që nuk kërkojmë të shfrytëzojmë kundërsulmin, kërkojmë të marrim qarkullimin e topit. 2 pikë duken shumë, por mjafton një rrëshqitje e këmbës. Duhet t’i bëjmë yzmetin vetes dhe të mos merremi me klasifikimin. Janë 24 pikë në lojë. Duhet të jemi shumë të përqendruar, të luajmë dhe të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë.”, u shpreh Martini.
KOHA JONË SONDAZH

