FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Martini tremb Partizanin: Sulmojmë që nga sekonda e parë, është ndeshja e karrierës!

Teuta mund të fitojë zyrtarisht titullin me një sukses kundër Partizanit në javën e 34-t. Trajneri i Teutës, Edi Martini u shpreh se kjo është ndeshja më e rëndësishme në karrierën e tij, teksa sipas tij skuadra do të futet vetëm për të marrë fitoren.

“Ndaj Partizanit është ndeshja më e rëndësishme e karrierës time si trajner. Jemi në një pikë që ne duhet të bëjmë çmosin që ta mbyllim kampionatin që këtë javë, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme.

Mbrojtja më e mirë me sulmin më të mirë? Unë them që jemi ekipi më i mirë. Jo, nuk do të luajmë në mbrojtje. Ne do të kërkojmë të bëjmë lojën tonë, pavarësisht se një pikë mund të jetë e kënaqshme, por ne do të kërkojmë të fitojmë ndeshjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpresojmë, po bëjmë stërvitje mjaft mirë. Djemtë mezi e presin këtë ndeshje, kështu që është një ndeshje që duhet ta fitojmë patjetër. Ne jemi në krye dhe normalisht që na presin ndeshje të rëndësishme dhe delikate. Janë ndeshje për t’u fituar, jo për të luajtur futboll të bukur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Do të kërkojmë nga sekondi i parë e deri në fund për të fituar ndeshjen. Partizani është në presion më tepër, ata duhet të fitojnë me patjetër. Ne luajmë për dy rezultate, ne jemi më të uritur për ta marrë këtë kampionat. Nga fillimi e deri në këtë moment që flasim, ne kemi derdhur shumë djersë dhe kemi bërë shumë sakrifica. Mendoj se ky qytet e meriton një titull në këto momente“, tha strategu shkodran.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?