FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Martini: Zhvilluam një super ndeshje, por fati nuk ishte me ne!

 Trajneri i Teutës, Edi Martini, u shpreh i kënaqur me mënyrën e lojës së ekipit të tij, por jo për rezultatin, Strategu shkodran në intervistën pas ndeshjes, u shpreh se djemtë e tij dhanë maksimumin, por këtë herë nuk ja dolën.

“Bëmë një super ndeshje në pjesën e parë, kishim rastet tonë. E pësuam nga një gabim. Frashëri na ka shpëtuar në shumë ndeshje, sot bëri një gabim. Partizani mund të na godiste në pjesën e dytë sepse lamë hapësira mbrapa. Më vjen shumë keq që e humbëm këtë ndeshje. Ne nuk kemi pritur asnjë kundërshtar në asnjë moment, djemtë dhanë maksimumin, por kjo është loja. Nuk mendonim se do ta humbim ndeshjen, me gjithë respektin për Partizanit, por kjo është loja.

Kjo humbje e kompromenton garën për titull. Normalisht që shanset ishin në dorën tonë, tani janë në dorën e skuadrave të tjera. Nuk ka ndeshje të lehta, çdo ndeshje është e paparashikueshme dhe e fortë, mendoj që Partizani-Vllaznia dhe Laçi-Teuta, janë të 2 ndeshje të forta. Ne në pushimin e ndeshjes biseduam me çunat dhe i thamë që një gol na mjafton për të arritur objektivin. Këto janë ndeshje që është e vështirë t’i mbash nervat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bregu bën diferencën, por edhe Vila i vogël. Kemi pasur probleme me golat edhe më përpara, nuk është hera e parë sot. Duhet të jemi të përqendruar te 2 ndeshjet e mbetura, të bëjmë maksimumin tonë”, u shpreh Martini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?