Masakroi arbitrin, ja sa vite burg rrezikon basketbollisti i Tiranës

Në ndeshjen e basketbollit mes Teutës dhe Tiranës, lojtari i Tiranës, Bruno Daliu ushtroi një dhunë barbare ndaj gjyqtarit Jurgen Muho.

Daliu nuk ishte dakord me një vendim të gjyqtarit dhe humbi toruan duke lëshuar grushte mbi Muhon. Ky i fundit, me diferenca të ndjeshme fizike me lojtarin e Tiranës, përfundon i gjakosur dhe i shtrirë në tokë.

Kështu shënohet incidenti i radhës i dhunës në aktivitetet sportive, të cilat jemi mësuar t’i shikojmë më shumë nëpër stadiume.

Menjëherë pas kësaj këtij incidenti skandaloz, basketbollisti 34-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit.

KODI PENAL PËR DHUNËN NË SPORT 

Dy muaj më parë u futën në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Penal për dhunën në sport. Neni 274/a “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv”, thotë:

“Goditje ose vepra të tjera dhune ndaj sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv, për shkak të veprimtarisë sportive, nga persona jashtë kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga një deri në tri vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në ambiente sportive më shumë se një herë, apo është kryer nga drejtues apo anëtarë të klubeve sportive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”.

SHKARKO APP