Materazzi: Kampionati gjerman, më i fortë se Seria A
Marco Materazzi ka folur rreth gjendjes më të fundit në kampionatin italian dhe pranon se futbolli gjerman është në një shkallë më lart. Aktualisht 41- vjeçari është lojtar-trajneri i Super League indiane, pjesë e ekipit Channaiyin. – “Sigurisht, po, dua të drejtoj një klub në Bundesligë,” – tha Materazzi për “Sport Bild”. – “Futbolli italian është i korruptuar. Përveç Juventusit, stadiumet e tjera janë bosh dhe madje ka edhe dhunë, por është ndryshe në Gjermani. Atje stadiumet i ndalojnë rrëmujat, gjë që nuk ndodh në Itali. Bundesliga vjen pas La Liga dhe Premier League, mes tre ligave kryesore në Europë. Pas Kupës së Botës, 2006, është bërë një punë e madhe me futbollin në Gjermani,” – thekson ish-lojtari i Inter dhe i kombëtares italiane, i cili nuk la pa evidentuar trajnerin Pep Guardiola, nën drejtimin e Bajernit të Mynihut.
KOHA JONË SONDAZH

