Mavraj në Serie A, Tare e do te Lazio
Në pritje të zhvillimeve të diskutimeve me Marcelo Bielsa, drejtuesit e Lazios po monitorojnë me kujdes merkaton. Nëse ish-trajneri i Kilit do të pranonte propozimin e Lotitos, atëherë planet e klubit kryeqytetas do të ndryshonin tërësisht në lidhje me fushatën e deritanishme të afrimeve dhe largimeve.
Konkretisht drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare po kërkon përforcime në dy reparte, atë të sulmit dhe atë të mbrojtjes.
Sipas asaj që raporton “il messaggero”, nër repartin e mbrojtjes, aty ku rrezikohet që tratativat për Adrianon të mos finalizohen suksesshëm me Barcelonën, që nuk dëshiron ta lërë të lirë pa asnjë përfitim futbollistin, drejtori sportiv, Tare, ka një plan “b” që mban emrin e mbrojtësit shqiptar, Mërgim Mavraj, raporton Telesport.
Sipas “il messaggero”, Mavraj, që edhe në të kaluarën ka qenë në tratativa për tu transferuar te Lazio, është tashmë sërish në objektivin e Tares.
KOHA JONË SONDAZH

