Mazzari rikthehet me fitore në stolin e Napolit, Lazio bie ndaj Salernitanës

Skuadra e Napolit ka marrë një 3 pikësh të rëndësishëm pasditen e sotme pasi ka mundur një rival si Atalanta në transfertë me rezultatin 1-2.

Trajneri Walter Mazzari rikthehet me fitore në stolin napoletan. Heronjtë e sfidës ishin Kavaratkhelia që shënoi në fundin e pjesës së parë dhe Elmas që shënoi në minutën e 79′ duke bërë të pavlefshëm golin e Lookman.

Kjo fitore e mban Napolin në “Top 4” me 24 pikë, 7 më pak se Interi i vendit të parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq më herët gjatë ditës së sotme, Lazio u mund 2-1 nga Salernitana. Megjithëse shënuan të parët me penalltinë e Immobiles, avantazhi i bardhekaltërve u përmbys nga golat e Kastanos dhe Candrevas në pjesën e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mbrëmje pritet të luhet sfida e San Siros mes Milanit dhe Fiorentinës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?