FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mbappe: Kupën e Botës nuk e shijova shumë, Champions League është diçka tjetër

Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë të gjatë së fundmi për RMC dhe ka folur për disa gjëra të rëndësishme për karrierën e tij. Sulmuesit ende i mungon një Champions League në palmaresin e tij, ndërkohë që ka arritur që të fitojë Kupën e Botës.

“Champions League ka vend shumë të rëndësishëm. Sa i përket Kupës së Botës, fakti që e kam fituar kaq herët nuk më bën ta kuptoj plotësisht domethënien e saj. Ndoshta nëse kam shansin ta fitoj në të 30-at, do të përjetoj emocione më të forta dhe do përfaqësojë diçka më të madhe për mua.

Nuk vuajta për t’u bërë kampion bote, e fitova menjëherë, në pjesëmarrjen time të parë. Champions League është tjetër gjë sepse unë jam përballur me humbje e vuajtje. Është gjë tjetër”, u shpreh Mbappe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?