Mbappe lojtari më i shtrenjtë në botë, Dybala vlen më shumë se Messi dhe Ronaldo
Kush është futbollisti më i kushtueshëm në botë? Observatori i Futbollit (CIES) ka publikuar listën me 100 futbollistët më të shtrenjtë në 5 kampionatet kryesore europiane.
Ylli i PSG, Kylian Mbappé është më i shtrenjti me vlerë 2018.5 milionë euro. Ai ndiqet nga bomberi i Tottenham, Harry Kane me një vlerë që shkon në 200 milionë euro. Në pod ka vend për Neymar me vlerë 197 milionë euro, ndërkohë që interesant është fakti se Sterling, Salah dhe Dybala kanë një vlerë më të lartë në merkato se Lionel Messi, i cili zë vendin e 7-të.
Cristiano Ronaldo ndërkohë renditet vetëm në vendin e 19-të, me një vlerë prej 127.2 milionë euro. Në 100 futbollistët më të shtrenjtë në botë nuk është më Elseid Hysaj, i cili ka qenë vazhdimisht pjesë në muajt e fundit. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

