Mbappe: Spanja e meritoi finalen, luajtën më mirë se ne!

Kylian Mbappe pranoi se Spanja luajti një ndeshje më të mirë se Franca e tij në gjysmëfinalen e luajtur në Munich. Më tej ai e cilësoi si një dështim edhe performancën e tij në Gjermani.

“Ne luajtëm kundër një ekipi të mirë. Ata luajtën mirë. Ne nuk ishim në lartësinë e duhur dhe kështu ata morën kontrollin e lojës. Pra, ata janë në finale dhe ne jemi eliminuar.

Ky është realiteti i futbollit. Për mua është e vështirë, është një dështim. Ne kishim ambicie të bëheshim kampionë europe. Unë kisha ambicie të bëhesha kampion europe dhe nuk jemi. Pra, që nga ai moment është një dështim i një gare”, deklaroi sulmuesi.

 

 

SHKARKO APP